1. Juridiksioni i kushteve të përgjithshme të biznesit Të gjitha shërbimet e INTERTOURS GENEVE SARL(më tutje Intertours) pasojnë vetëm në bazë të kushteve të përgjithshme të biznesit në vijim. Përjashtimet nga këto kushte të biznesit janë te vlefshme, vetëm atëherë kur janë bërë si marrëveshje me shkrim dhe janë vërtetuar nga ne, po ashtu me shkrim.
2. Oferta dhe lidhja e kontratës Ofertat për sistemin online të rezervimit paraqesin kërkesë të detyrueshme për klientin. Me regjistrimin përmes formularit online për rezervim, klienti lidhet detyrimisht gjatë përmbylljes së një kontrate për transport me kushtet valide për transportim të Intertours. Me pranimin nga ana e Intertours, vjen deri te lidhja e kësaj kontrate për transportim. Intertours deklaron pranimin e rezervimit, ne rastin kur e dërgon konfirmimin e rezervimit nëpërmjet një E-maili ose me ngarkimin e kredit kartës tuaj.
3. Kushtet e pagesës: Vlejnë çmimet, të cilat kanë qenë prezente e janë konfirmuar gjatë rezervimit. Pagesa realizohet vetëm nëpërmes një kredit karte të pranuar nga Intertours. Pas pranimit të konfirmimit të rezervimit, i gjithë çmimi i biletës duhet të paguhet, gjë që ndodh dhe me këtë ngarkohet kontoja e kredit kartës së dhënë. Nëse banka ose instituti i kredit kartelave e refuzon pagesën, Intertours është i autorizuar që ta ndërpresë menjëherë kontratën dhe që ta anulojë rezervimin. Me këtë rast për secilin pasagjer ngrihet pagesa në vlerë prej 30.00 EUR, si pagesë që krijohet me përpunimin e rastit.
4. Premtim për konfidencialitet Intertours garanton fshehtësi të plotë për të gjitha të dhënat e pranuara nga klienti.
5. Dokumentet e udhëtimit Pasagjeri merr nëpërmjet emailit konfirmimin e rezervimit te cilën e përdor edhe si bilete udhëtimi. ? Një udhëtim, pa dokument valid për udhëtim, nuk është i pranueshëm. Biletat e aeroplanit, në rastin kur para nisjes shihet se shënimet dhe/ose emri nuk janë të njëjta me të dhënat personale të pasagjerit të dhëna gjatë rezervimit, nuk mund të pranohen si dokumente valide të udhëtimit. Pasagjerët me ndryshime të bëra në biletat e fluturimit/numrat e rezervimit përjashtohen nga fluturimi. Për ata vlen çmimi i tërësishëm i biletës. Për ridhënien e biletave, të cilat kanë humbur apo për raste të tjera, të cilat shkaktohen pa ndikimin e Intertours, ne e ngrisim një shumë për përpunim të rastit në vlerë prej 30.00 EUR për secilën biletë fluturimi. Për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe për viza, secili pasagjer e mban përgjegjësinë për vete. Intertours është i autorizuar që pasagjerit të ia llogarisë dhe të ia vë në faturë çdo shpenzim eventual, që krijohet si pasojë e mos përmbushjes së këtyre rregullave.
6. Ndërrim-rezervimi/Anulimet Ndërrim-rezervimet dhe ndërrimet e emrave mund të bëhen sipas dispozicionit dhe pas pagesës së një shume të caktuar për ndërrim-rezervim, gjegjësisht për anulim dhe ato mund të bëhen me shkrim nga larg e afër, si dhe me gojë, me dhënien e numrit të rezervimit para ditës së fluturimit, gjatë orarit të punës në numrat e telefonit, faksit apo tek adresa që gjendet në faturë/konfirmimin e rezervimit. Anulimet e fluturimit bëhen te mundura vetëm me kërkesë me shkrim Email ( info@intertours.li) ose nëpërmjet faksit (Faks: +41227346326 ) ne dite pune deri ne oren 18:00. Anullimet te cilat bëhen te djelave ose dite festash përpunohen diten e pare te punes. Per anullim merret parasysh vetëm dita ne te cilën Intetours e merr ketë kërkesë.
Anulimet: ë 48 ore para fluturimit: 50.00 EUR per çdo pasagjer ë 24 ore para fluturimit: 100.00 EUR per çdo pasagjer më pak se 24 h para fluturimit: 100% të çmimit të biletës.
Për anulime në ditën e fluturimit, llogaritet çmimi i tërësishëm i biletës (100% i çmimit të biletës). Për mosparaqitje në udhëtim (No Show) llogaritet i tërë çmimi i biletës.
Ndërrim-rezervimet: Për ndërrim-rezervim llogaritet shuma prej 50.00 EUR. Po ashtu e aplikueshme është përveç 50 EUR. për ndërrim date edhe tarifa e biletës për kohën të cilen e bëni rezervimin. Ndërrimet e emrave pasi të ketë kaluar koha e dita e fluturimit nuk pranohen | 7. Koha për Check-in Intertours i këshillon pasagjerët që që të paraqiten tek sporteli përkatës për përgatitje të pasagjerëve më së voni 120 minuta paranisjes. ? Përgatitja e pasagjerëve mbyllet 40 minuta para nisjes së aeroplanit. Intertours nuk mban përgjegjësi për paraqitje të mëvonshme. Pasagjeri është vetë përgjegjës për arritjen me kohë të aeroplanit, për fluturimet tjera lidhëse dhe shërbimet me pagesë që marrin/presin udhëtarët.
8. Konfirmimi i kthimit çdo klient i Intertours-it është i detyruar ta konfirmojë kthimin e tij të planifikuar brenda 24 deri 48 orëve, nëpërmjet telefonit tek Intertours. Konfirmimet e kthimeve mund të bëhen në numrat e telefonit që gjenden në biletë. Nëse nuk e konfirmoni kthimin dhe ai ju humb, atëherë shuhet e drejta për fluturim.
9. Bagazhi dhe dokumentacioni Limiti i lejuar për bagazh për secilin pasagjer (asnjë bagazh i lejuar për foshnje) që paguan është 20 kg. Nuk është e mundshme që bagazhin e pashfrytëzuar ta bartni tek pasagjerët tjerë. Vetëm pasagjerët, të cilët kanë rezervuar njëkohësisht bashkë, mund tëi vendosin bashkërisht limitet e tyre të lejuara për bagazh. Bagazhi me mbipeshë mund të transportohet pas kryerjes së pagesës së paraparë, sipas tarifave për bagazh me mbipeshë. Marrja me vete e mbipeshës nuk mund të garantohet. Për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe për viza, secili pasagjer e mban përgjegjësinë për vete. Pasagjeri duhet të marrë vetë përsipër çdo shpenzim eventual, që krijohet si pasojë e mos përmbushjes së këtyre rregullave.
10. Lirime për fëmijë dhe të rinj Fëmijët deri në 2 vjeç (pa të drejtë kërkese për ulëse) dhe të rinjtë deri në moshën 11 vjeçare paguajnë një çmim më të lirë. Me rëndësi është mosha e fëmijës gjatë nisjes. Kosova Airlines e ka të drejtën që para nisjes ta kontrollojë moshën e fëmijës dhe ta ngritë tarifën përkatëse.
11. Tjetërsimet e kërkesave kundër Intertours janë të paefektshme.
12. Reklamimet mund të bëhen në mënyrë të shkruar menjëherë pas përfundimit të fluturimit tek adresa në vijim: INTERTOURS GENEVE SARL Rue de la Servette 43 1202 GENEVE Zvicër
13. Vendi i arbitrazhit Vendi i arbitrazhit është Genëve (Gjenevë).
14. Klauzola salvatoriane Në qoftë se klauzola të veçanta të rregulloreve të dala janë tërësisht apo pjesërisht të paefektshme, atëherë validiteti i rregulloreve të tjera mbetet i paprekur nga kjo. Rregullorja e paefektshme zëvendësohet me një rregullore, e cila për nga qëllimi dhe kuptimi i rregullores së paefektshme është më e përafërt juridikisht dhe ekonomikisht.
15. Qëndrimi Këto kushte i përkasin qëndrimit të datës 01.01.2009
|